Papa Françesku kërkon respektimin e status quo-së për Kodsin
Papa Françesku, udhëheqësi botëror i katolikëve, shprehu fuqishëm shqetësimin për vendimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara për të njohur Kodsin (Jeruzalemin) si kryeqytetin e regjimit izraelit.
Siç njofton agjencia e lajmeve AFP, Papa Françesku, në një fjalim të mbajtur sot, shtoi: "Qyteti është një qytet unik dhe i shenjtë për hebrenjtë, të krishterët dhe myslimanët dhe unë lutem që statusi i tij të ruhet dhe të forcohet për shenjtërinë e tij, për Lindjen e Mesme dhe për të gjithë botën". Papa Françesku ka bërë thirrje që të respektohet ‘status quo’-ja. ‘Deri të dialogu do të mund të arrihet vetëm nëse respektohen të drejtat e të gjithë njerëzve”, tha ai. Ndërkohë, Izraeli e ka mirëpritur vendimin Presidentit amerikan Donald Trump për ta njohur Kodsin e shenjtë si kryeqytet të Izraelit, ndërsa Palestina dhe vendet arabe dhe myslimane kanë paralajmëruar se ky vendim mund të shkatërrojë procesin e paqes dhe të shkaktojë trazira në Lindjen e Mesme.