Erdogan: SHBA përpiqet ta shantazhojë Turqinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i63863-erdogan_shba_përpiqet_ta_shantazhojë_turqinë
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se procesi gjyqësor në Nju Jork, kundër një bankieri të Turqisë, i akuzuar për konspiracion për ta dihmuar Iranin në anashkalimin e sanksioneve amerikane, paraqet “shantazh” dhe “njollosje” të vendit të tij.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 06, 2017 16:00 Europe/Tirane
  • Erdogan: SHBA përpiqet ta shantazhojë Turqinë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se procesi gjyqësor në Nju Jork, kundër një bankieri të Turqisë, i akuzuar për konspiracion për ta dihmuar Iranin në anashkalimin e sanksioneve amerikane, paraqet “shantazh” dhe “njollosje” të vendit të tij.

Këto komente të tij të mbrëmshme në Ankara, u bënë derisa në Nju Jork ka vazhduar procesi kundër ish-ekzekutivit të lartë të bankës Halkbank, Mehmet Hakan Atilla, me paraqitjen e një dëshmitari kryesor të qeverisë amerikane. Erdogani tha se procesi paraqet manovrim për t’ia tërhequr vëmendjen Turqisë, derisa Uashingtoni bën plane për t’i forcuar grupet kurde në Siri, të cilat Turqia i konsideron “terroriste” dhe aleate të separatistëve të armatosur në Turqi.