Vendet evropiane shprehin shqetësimin e tyre ndaj veprimit amerikan kundër Kodsit
Ministrat e jashtëm nga Italia, Britania, Suedia dhe Gjermania kanë shprehur fuqishëm shqetësimin e tyre kundër vendimit të njëanshëm të Presidentit të SHBA Donald Trump për të njohur Kodsin si kryeqytetin e regjimit sionist.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Ministri i Jashtëm italian Angeliino Alfano tha se Roma është e shqetësuar për të gjitha ngjarjet dhe vendimet konfliktuoze me udhëzimet e bashkësisë ndërkombëtare lidhur me çështjen e Palestinës. Sekretari i Jashtëm britanik Boris Xhonson gjithashtu shprehu shqetësime të mërkurën e kaluar lidhur me njoftimet se Trump mund të lëvizë ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Kods, duke thënë se vendi i tij nuk ka plane për të lëvizur ambasadën e vetë në Kods. Ministria e Jashtme e Gjermanisë po ashtu paralajmëroi për vendimin e Trump për të njohur Kodsin si kryeqytetin e regjimit izraelit, duke thënë se një veprim i tillë mund të çonte në trazira në të gjithë territorin palestinez.