Reagime botërore ndaj vendimit të rrezikshëm të Trump
(last modified Thu, 07 Dec 2017 07:10:29 GMT )
Dhjetor 07, 2017 08:10 Europe/Tirane
  • Reagime botërore ndaj vendimit të rrezikshëm të Trump

Njëkohësisht me shpalljen e lajmit për njohjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist nga ana e presidentit Donald Trump, janë shtuar edhe paralajmërimet dhe reagimet mbi pasojat e këtij vendimi të rrezikshëm të presidentit amerikan.

Megjithatë Donald Trump mesa duket nuk ka ndërmend tu japë fund tensioneve dhe krizave në Lindjen e Mesme, sepse stabilizimi dhe siguria e këtij rajoni janë në kundërshtim me interesat e Amerikës. Mirëpo vendimi i Trump për të njohur Bejtul Mukadesin si kryeqytet të Izraelit, është vendimi më i rrezikshëm i ndërmarrë nga qeveria amerikane. Bejtul Mukadesi jo vetëm që është simbol fetar i Palestinës por ai është edhe një rajon i pushtuar nga regjimi sionist. Me vendimin për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Bejtul Mukades, Donald Trump e konsideron Bejtul Mukadesin pjesë e territorit të regjimit sionist. Mirëpo sipas rezolutës 181 të AP të OKB që u miratua më 29 nëntor të vitit 1947, Bejtul Mukadesi ka qenë një territor i monitoruar ndërkombëtare dhe pas 10 vitesh me anë të votimit në këtë asamble duhej të merrej vendimi përfundimtar për fatin e tij. Si rezultat prania e sionistëve në këtë qytet, si në pjesën lindore ashtu edhe në pjesë perëndimore, është pushtim i Bejtul Mukadesit. Sipas rezolutës 242 të OKB që u miratua pas luftës së vitit 1967, zonat e pushtuara nga regjimi sionist gjatë kësaj lufte janë Lartësitë Golan të Sirisë, Rripi i Gazës, Bregu Perëndimor i Lumit Jordan dhe Lindja e Kodsit. Pra me fjalë të tjera Bejtul Mukadesi është një zonë e pushtuar nga regjimi sionist dhe përpjekjet e Amerikës për ta shpallur këtë qytet si kryeqytet të regjimit sionist, përbëjnë veprim që bien ndesh me normat dhe dispozitat ndërkombëtare. Shpallja e Bejtul Mukadesit si qytet sionist nuk është një çështje të cilën Bota Islame mund ta anashkalojë lehtë. Mesa duket Donald Trump, Botën Islame e përkufizon vetëm me disa krerë arabe dhe ai ka harruar shpirtin anti-hegjemonizëm dhe anti-sionizëm të myslimanëve të botës. Për këtë arsye disa krerë dhe lider të botës, e kanë këshilluar Donald Trump të marrë parasysh pasojat e vendimit të tij. Muhamedi i Gjashtë, mbret i Marokut, vendimin e presidentit amerikan rreth Bejtul Mukadesit e ka quajtur nisjen e fazës së kontradiktave fetare. Ibrahim Kalin, zëdhënës i presidentit të Turqisë, ka thënë se më 13 dhjetor në Stamboll do të organizohet Konferenca e krerëve të vendeve anëtare të OBI, për të shqyrtuar vendimin e Donald Trump dhe tha: Kodsi është vija e kuqe e myslimanëve dhe deklarimi i tij si kryeqytet i Izraelit është një gabim i madh që do të ketë pasoja tepër të rënda dhe do të shtojë tensionet mes myslimanëve dhe perëndimit. Richard Has kryetar i këshillit për marrëdhëniet me jashtë të Amerikës ka thënë se ndryshimi i politikave të Amerikës lidhur me Kodsin mund të jetë fuçi baruti për dhunën dhe kjo do të jetë një javë tepër e rëndë për diplomacinë amerikane.

Tags