Pasojat e vendimit të Trump mbi Jerusalemin në sigurinë e rajonit
Donald Trump, presidenti i Amerikës me një veprim të papërgjegjshëm mori vendim për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Bejtul Mukades dhe për ta njohur zyrtarisht Bejtul Mukadesin si kryeqytet të regjimit sionist. Ky vendim do të ketë pasoja të rëndësishme sidomos për sigurinë në rajonin e Lindjes se Mesme.
Lind pyetja se cilat janë pasojat e këtij vendimi të Donald Trump në Lindjen e Mesme. Rreziku i parë që vjen si rezultat i këtij vendimi është vënia në rrezik e procesit të bisedimeve të paqes. Vendimi i Donald Trump, nënkupton largimin e palestinezëve nga procesi i bisedimeve të paqes me Izraelin dhe me fjalë të tjera më nuk do të ketë bisedime të paqes. Pasoja e dytë e vendimit të Amerikës për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Kods, është dështimi i strategjisë së dy shteteve në territoret e pushtuara, pas shteti palestinez ishte parashikuar të krijohej në Kodsin lindor. Një tjetër pasojë e këtij vendimi është qartësimi i faktit se Donald Trump ka njohuritë më minimale rreth rajonit të lindjes së mesme. Ai Lindjen e Mesme e përkufizon brenda disa pushteteve arabe të cilët për shkak të dobësisë së tyre, tregohen elastik përballë Amerikës dhe Izraelit. Mirëpo Lindja e Mesme nuk është ai rajon që e shikon Trump. Në Lindjen e Mesme, myslimanët kanë treguar se kërkesat e tyre janë të ndryshme me kërkesat dhe ajo çka parashtrohet nga krerët e tyre. P.sh., edhe pse Egjipti është i pari vend arab i cili ka nënshkruar marrëveshjen e paqes me Izraelin, në vitin 2011 populli egjiptian në hapin e parë të tij revolucionar, theu murin e ambasadës izraelite në Kajro dhe mori në dorë kontrollin e kësaj ambasade. Kjo tregon se populli egjiptian asnjëherë nuk e ka pranuar marrëveshjen e paqes me Izraelin dhe gjithmonë ka pritur mundësinë e duhur për të ndërprerë marrëdhëniet me regjimin sionist. Vendimi i Trump për të transferuar ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Bejtul Mukades, ka irrituar shumë popujt myslimanë të Lindjes së Mesme duke i inkurajuara ata që të ngrihen kundër Amerikës dhe regjimit të Izraelit. Një pasojë tjetër është se vendimi i Trump, u bë shkak që çështja palestineze edhe një herë të dalë nga situata e anashkaluar dhe të kthehet në një prej çështjeve kryesore të Lindjes së Mesme. Pra ky vendim jo vetëm që nuk do të përfundojë në interes të regjimit sionist por do të bëhet shkak për shtimin akoma më të madh të mbështetjes ndërkombëtare për Palestinën. Këtë e tregon edhe reagimi i unifikuar botëror në kundërshtim me vendimin e Donald Trump. Për shkak të këtij vendimi, pritet edhe mbyllja e ambasadave të regjimit sionist në disa vende islame. Një pasojë tjetër e vendimit të presidentit amerikan është forcimi akoma më i madh i intifadës së Kodsit e cila ka nisur në tetor të vitit 2015 dhe kjo mund të krijojë nisjen e një lufte të re. Populli palestinez dje ka organizuar protesta masive në rripin e Gazës dhe në BPLJ kundër vendimit të presidentit amerikan për njohjen e Kodsit si kryeqytet të Izraelit. Pra me fjalë të tjerë ky vendim mund të çojë në unifikimin e palestinezëve kundër izraelit. Donald Trump me vendimin e tij për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kods, ka treguar se ai nuk ka kapacitetin e duhur për të menduar më përpara për pasojat e çdo vendimi dhe sjelljeje të tij. Ai edhe pse ka kaluar një vit nga presidenca amerikane, akoma nuk e di se në cilën pozitë ndodhet.