Jimmy Carter paralajmëron për transferimin e ambasadës amerikan në Kods
https://parstoday.ir/sq/news/world-i63979-jimmy_carter_paralajmëron_për_transferimin_e_ambasadës_amerikan_në_kods
Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter ka paralajmëruar rreth transferimit të ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Bejtul-Mokades (Jeruzalem) dhe ka kërkuar ndërprerjen e këtij procesi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 08, 2017 11:32 Europe/Tirane
  • Jimmy Carter paralajmëron për transferimin e ambasadës amerikan në Kods

Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter ka paralajmëruar rreth transferimit të ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Bejtul-Mokades (Jeruzalem) dhe ka kërkuar ndërprerjen e këtij procesi.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ish-presidenti amerikan Jimmy Carter duke kritikuar vendimin e Donald Trump, presidentit aktual të Amerikës rreth Kodsit të shenjtë, këtë veprim e ka quajtur faktor që do të shtojë tensionet në Botën Islame. Jimmy Carter ka shtuar se çfarëdo lloj ndryshimi në statusin e Kodsit pa pëlqimin e palestinezëve, rrezikon seriozisht perspektiven e negociatave për kompromis. Vlen të theksohet se presidenti i Amerikës të mërkurën pavarësisht kundërshtimeve të gjera rajonale dhe botërore, ka deklaruar se Amerika e njeh Kodsin (Jeruzalemin) zyrtarisht si kryeqytet të Izraelit.