Ministri i jashtëm britanik arrin në Teheran
https://parstoday.ir/sq/news/world-i64017-ministri_i_jashtëm_britanik_arrin_në_teheran
Sekretari i jashtëm britanik Boris Johnson mbërriti në Teheran të shtunën për të mbajtur takime me zyrtarë iranianë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 09, 2017 07:52 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm britanik arrin në Teheran

Sekretari i jashtëm britanik Boris Johnson mbërriti në Teheran të shtunën për të mbajtur takime me zyrtarë iranianë.

Vizita e sekretarit Johnson ka për qëllim shqyrtimin e marrëdhënieve dypalëshe, çështjeve rajonale dhe zhvillimeve ndërkombëtare, si dhe zhvillimin e marrëdhënieve tregtare dhe bankare. Gjatë qëndrimit të tij dy-ditor në Teheran, Johnson është planifikuar të takohet me presidentin iranian Hasan Ruhani, ministrin e jashtëm Mohamed Xhevad Zarif, sekretarin e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit Ali Shamkhani dhe drejtorin e Agjencisë për Energji Atomike të Iranit (AEAI) Ali Akbar Salehi.