Jean-Yves Le Drian: 500 francezë janë pjesëtarë të ISIS
Ministri i punëve të jashtme të Francës deklaroi se numri i qytetarëve francezë që janë pjesëtarë të ISIS dhe po luftojnë në territorin e Irakut dhe të Sirisë, është rreth 500 persona.
Agjencia e lajmeve BFM njoftoi se Jean-Yves Le Drian, ministri i punëve të jashtme të Francës, ka thënë se numri i shtetasve francezë të cilët aktualisht si pjesëtarë të grupit terrorist ISIS po luftojnë në territorin e Sirisë dhe të Irakut, është rreth 500 perona, por kthimi i këtyre personave në Francë nuk do të jetë i lehtë. Vlen të theksohet se Fleorance Parli, ministri i mbrojtjes së Francës, gjithashtu më parë ka thënë se më mirë është që të gjithë qytetarët francezë pjesëtarë të ISIS të vriten në luftë.