Mogherini: Brukseli nuk e një Kodsin (Jeruzalemin) si kryeqytet të Izraelit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i64169-mogherini_brukseli_nuk_e_një_kodsin_(jeruzalemin)_si_kryeqytet_të_izraelit
Shefja e diplomacisë evropiane në një konferencë për shtyp të përbashkët me kryeministrin e regjimit sionist, ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk do ta njohë Kodsin (Jeruzalemin) si kryeqytet të regjimit sionist.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 11, 2017 11:21 Europe/Tirane
  • Mogherini: Brukseli nuk e një Kodsin (Jeruzalemin) si kryeqytet të Izraelit

Shefja e diplomacisë evropiane në një konferencë për shtyp të përbashkët me kryeministrin e regjimit sionist, ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk do ta njohë Kodsin (Jeruzalemin) si kryeqytet të regjimit sionist.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se znj. Federika Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane, në prani të Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist në Bruksel, ka paralajmëruar se skenari më i keq në lidhje me këtë çështje është shtimi i tensioneve dhe i dhunës në fillim në qendrat e shenjtë dhe pastaj në rajon.  Znj. Mogherini ka shtuar se ky vendim është një dhuratë për ekstremistët në rajon. Në këtë konferencë për shtyp Netanjahu pretendoi se shumica e vendeve anëtare të BE, do ta njohin Kodsin si kryeqytet të regjimit sionist. Kjo është në kohën kur shumica e vendeve evropiane kanë dënuar vendimin e fundit të presidentit të Amerikës për njohjen zyrtare të Kodsit të shenjtë si kryeqytet të regjimit sionist.