Amerika mbanë në dispozicion 58% të tregtisë botërore të armëve
Instituti për hulumtime për paqe ndërkombëtare në Stokholm në raportin e tij të fundit hulumtues ka deklaruar se rreth 58% e tregtisë së armëve në botë është në dispozicion të industrisë prodhuese të armëve të Amerikës.
Kanali televiziv DW njoftoi se në bazë të hulumtimit të këtij instituti të Stokholmit SIPRI, vendeve e Evropës Perëndimore dhe më pas Rusia pozicionohen në vendet tjera të shitësve më të mëdhenj të armëve pas Amerikës. Odeh Fleuran, drejtor i sektorit hulumtues të SIPRI-t, ka deklaruar se shtimi i shitjes së armëve në botë është i lidhur me tensionet të vilat akoma nuk kanë rezultuar në konflikt dhe luftë konkrete. Odeh Fleuran shtoi: "Statistikat e shitjes së armëve tregojnë se gjendja kërcënuese është shtuar sidomos në disa rajone të botës". Sipas raportit të institutit SIPRI, niveli i shitjes së armëve dhe i shërbimeve të armatimeve në vitin 2016 në krahasim me nivelin e vitit 2016, është shtuar me 1.9 % dhe në krahasim me vitin 2002 është shtuar me 38%. Instituti SIPRI gjithashtu ka thënë se shtimi i misioneve të ushtrisë së Amerikës dhe shtimi i interesimit të vendeve të tjera për blerjen e armatimeve amerikane, është faktori kryesori i shtimit të nivelit të shitjes së armëve. Ndërkohë edhe raporti i Organizatës Kundër Tregtisë së Armëve në Britani tregon se qeveria e këtij vendi që nga fillimi i agresionit ushtarak të Arabisë Saudite kundër Jemenit, mbi 4 miliardë dollarë ka shit armë Arabisë Saudite.