Tillerson i gatshëm për bisedime me Korenë e Veriut
https://parstoday.ir/sq/news/world-i64309-tillerson_i_gatshëm_për_bisedime_me_korenë_e_veriut
Sekretari amerikan i shtetit ka shprehur gatishmërinë e tij për bisedime pa parakushte me Phenianin për çështjen e çarmatimit bërthamor të Koresë së Veriut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 13, 2017 06:41 Europe/Tirane
  • Tillerson i gatshëm për bisedime me Korenë e Veriut

Sekretari amerikan i shtetit ka shprehur gatishmërinë e tij për bisedime pa parakushte me Phenianin për çështjen e çarmatimit bërthamor të Koresë së Veriut.

I pranishëm në këshillin e Atlantikut në Uashington, sekretari amerikan i shtetit e ka quajtur Korenë e Veriut një rrezik me potencial për botën dhe Amerikën dhe pretendoi se kërcënimet e Koresë së Veriut janë zmadhuar aq shumë saqë tani është e pamundur të shpërfillen. Sekretari amerikan i shtetit tha se Amerika ka ndërmend t’i japë fund durimit të saj strategjik. Rex Tillerson theksoi se Uashingtonit për Korenë e veriut e ka qartësuar se kërkon çarmatosjen e rajonit nga armët atomike. Tensionet në gadishullin korean janë shtuar shumë për shkak të prirjeve luftënxitëse të Donald Trump. Presidenti amerikan disa herë ka kërcënuar Korenë e Veriut me sulm ushtarak.