Kina për qetësimin e situatës në Gadishullin Korean
https://parstoday.ir/sq/news/world-i64335-kina_për_qetësimin_e_situatës_në_gadishullin_korean
Pas përshkallëzimeve të fundit të tensioneve midis Uashingtonit dhe Phenianit, njëra ndër fuqitë më të mëdha të botës, Kina, ka filluar të luaj rolin e ndërmjetësit për të qetësuar situatën në Gadishullin Korean.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 13, 2017 08:55 Europe/Tirane
  • Kina për qetësimin e situatës në Gadishullin Korean

Pas përshkallëzimeve të fundit të tensioneve midis Uashingtonit dhe Phenianit, njëra ndër fuqitë më të mëdha të botës, Kina, ka filluar të luaj rolin e ndërmjetësit për të qetësuar situatën në Gadishullin Korean.

Ajo nga njëra anë duke dashur që të mos ketë trazira luftarake në vendet e saj përreth, po përpiqet gjithashtu të kufizojë tendencat koloniale të Uashingtonit të Gadishullin Korean përmes bllokimit të tensioneve. Padyshim se rritja e pranisë ushtarake të SHBA në rajonin në fjalë paraqet shqetësim serioz për Kinën. Kina për shkak të zgjerimit të interesit të saj që ka në Gadishullin Korean dhe në veri-lindje të Azisë si dhe po ashtu për shkak të interesit të sigurisë që ka ky vend, nuk ka asnjë interes për ndodhjen e një lufte në Gadishullin Korean.  Kjo është për shkak të faktit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë shtyrë betejën me pjesën tjetër të botës, duke sjellë armë strategjike, bombardues dhe luftëtarë në rajon, duke vënë presion mbi interesat e sigurisë së Pekinit. Duke e parë se amerikanët nuk po merrnin parasysh sugjerimet dhe rekomandimet e Kinës për uljen e tensioneve, Kina po synon të ndërmarrë disa hapa ushtarakë në këtë drejtim, duke dërguar avionë luftarakë dhe avionë spiunë në afërsi të kufirit veri-korean ku flota amerikane po tregon muskujt çdo ditë. Kur Kina ka njoftuar se do të armatoste ushtrinë kineze në vitin 2018 me raketa atomike shumë të qëndrueshme, atëherë u la për t'u kuptuar se shqetësimet e Kinës rreth pranisë ushtarake amerikane në Gadishullin Korean dhe Detin e Jugut janë shumë serioze. Shtuar këtu edhe disa shkrime të disa mediave kryesore kineze se, nëse është e nevojshme, ushtria kineze duhet të përdorë një armë bërthamore kundër ngacmimeve dhe militarizmit amerikan. Kina filloi një fushatë të madhe ajrore në Gadishullin Korean javën e kaluar kur Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut qëlluan avionin ushtarak pranë Koresë, një veprim që nuk është bërë kurrë më parë. Për këtë qëllim linja e kuqe e përcaktuar nga Kina është për të parandaluar luftën. Shpeshherë zyrtarë të lartë të Kinës kanë deklaruar se Kina kishte kundërshtuar fjalët ose veprimet që mund të rrisin më tej tensionet. Kina, me praninë në hapësirën ajrore pranë Koresë, Detit të Verdhë dhe Detit Lindor, ka treguar se është e gatshme të mbrohet nga konfliktet që rrezikojnë sigurinë e këtij vendi dhe të gjithë rajonit. Prandaj, nuk do të jetë edhe aq lehtë për SHBA që të fillojë një luftë të re me Korenë e Veriut, për faktin se në këtë rajon do të rrezikoheshin edhe interesat e njërit ndër vendet më të fuqishme në Botë, Kinës. Prandaj çdo sulm apo gabim i ndodhur nga cila do palë qoftë, nuk do të ishte i mundur pa koordinimin me Kinën.