Putin mban sot konferencën vjetore me gazetarë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i64425-putin_mban_sot_konferencën_vjetore_me_gazetarë
Presidenti rus, Vladimir Putin pritet të mbajë konferencën e tij vjetore me gazetarë rusë dhe ata të jashtëm, në një prej paraqitjeve më të mëdha publike, para se shteti të shkojë në zgjedhjet presidenciale të mars të vitit të ardhshshëm.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 14, 2017 15:46 Europe/Tirane
  • Putin mban sot konferencën vjetore me gazetarë

Presidenti rus, Vladimir Putin pritet të mbajë konferencën e tij vjetore me gazetarë rusë dhe ata të jashtëm, në një prej paraqitjeve më të mëdha publike, para se shteti të shkojë në zgjedhjet presidenciale të mars të vitit të ardhshshëm.

Putin do të paraqitet para 1,600 gazetarëve, në një organizim tanimë tradicional për të. Kjo është konferenca e tij e 13-të, prej kur është bërë president në vitin 2000. Në këtë organizim Putin përgjigjet në pyetje për çështje të ndryshme, duke nisur nga ekonomia deri tek marrëdhëniet ndërkombëtare. Në konferencën e vitit të kaluar, Putin ësthë përgjigjur në 50 pyetje dhe ngjarja ka zgjatur tri orë e 53 minuta. Ai ka konfirmuar gjatë muajit të kaluar se do të kërkojë votën për mandatin e katërt në zgjedhjet e ardhshme.