Krerët e BE "në luftë" për emigrantët
https://parstoday.ir/sq/news/world-i64429-krerët_e_be_në_luftë_për_emigrantët
Udhëheqësit e BE kanë përfunduar hidhur bisedimet për skemën e kuotave të emigrantëve, pas mbledhjes së samitit në Bruksel.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 14, 2017 15:47 Europe/Tirane
  • Krerët e BE

Udhëheqësit e BE kanë përfunduar hidhur bisedimet për skemën e kuotave të emigrantëve, pas mbledhjes së samitit në Bruksel.

Këshilli Europian bëri thirrje për marrëveshje të BE deri në qershor për të lehtësuar barrën e vendeve të Mesdheut që përballen me presionin më të madh të migrantëve. Polonia dhe tre fqinjë në Evropën Qendrore hodhen poshtë politikën e azilit të BE. Ata argumentojnë se nuk janë të pajisur për të integruar njerëzit nga kulturat jo të krishtera, të cilët do të jetonin më mirë në vendet më të pasura të BE. Nërsa Kryetari i Samitit Donald Tusk irritoi një komisioner të BE dhe disa zyrtarë të tjerë në fjalën e tij për kuotat e detyrueshme joefektive dhe shumë përçarëse të pranimit të emigrantëve. Agjenda e dërguar udhëheqësve nga zoti Tusk, një ish-kryeministër polak, mbështeti kundërshtimet e këtyre vendeve. Komisioni Evropian po padit Poloninë, Hungarinë dhe Republikën Çeke në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë për refuzimin e pranimit të azil kërkuesve sipas sistemit të kuotave të BE. Komisioni Europian krijoi një skemë të detyrueshme për të zhvendosur 160,000 refugjatë - sirianë dhe eritreanë - nga Italia dhe Greqia në vendet e tjera të BE. Por deri tani vetëm rreth 32,000 refugjatë janë transferuar. Shefi i migracionit i Komisionit, Dimitris Avramopoulos, e quajti qëndrimin e Tuskut "të papranueshëm" dhe "anti-evropian".