Putin: Uashingtoni synon të shfrytëzojë terroristët e ISIS kundër Asadit
Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Shtetet e Bashkuara po i mbyllin sytë ndaj informacionit të siguruar nga Moska rreth terroristëve sirianë që udhëtojnë në Irakun fqinjë me shpresën se këta terroristë mund të përdoren më vonë për të luftuar kundër presidentit sirian Bashar Asad.
Putin e bëri këtë deklaratë të enjten në konferencën tradicionale të shtypit në kryeqytetin rus Moskë, duke thënë se Kremlini nuk ka marrë "reagime" nga Uashingtoni lidhur me informacionin e dhënë. "Pse? Për shkak se ata në Shtëpinë e Bardhë po mendojnë se terroristët mund të përdoren për të luftuar kundër Asadit. Kjo është gjëja më e thjeshtë, por në të njëjtën kohë, gjëja më e rrezikshme, përfshirë edhe ata që e bëjnë këtë ", tha kreu i Rusisë për afro 1.500 gazetarë, të cilët ishin bashkuar me konferencën maratonë.