Bisedë telefonike e presidentëve të Rusisë dhe Amerikës
Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti i SHBA Donald Trump të enjten pasdite folën mbi krizën në Gadishullin Korean.
Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, Kremlini ka deklaruar se biseda telefonike është bërë me kërkesën e palës amerikane dhe theksoise në qendër të këtij dialogu ishin marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet e fundit në Gadishullin Korean. Diskutimi erdhi pasi presidenti Putin, në një konferencë shtypi në Moskë, thirrjet ndaj Rusisë për të mbështetur sanksionet e mëtejshme kundër Phenianit i konsideroi qesharake. Pheniani gjithashtu theksoi të enjten se veprimi i SHBA për të bllokuar rrugët detare të Koresë së Veriut, është shpallje e luftës kundër tij. Koreja e Veriut më 29 nëntor u përpoq të testonte raketën më të përparuar ndërkontinentale. Tensionet në Gadishullin Korean janë intensifikuar, me ardhjen në pushet të "Donald Trump", si president i Shteteve të Bashkuara. Trump ka kërcënuar vazhdimisht Korenë e Veriut me një sulm ushtarak.