Spanja arreston shtetasin serb, Italia kërkon ekstradimin e tij
https://parstoday.ir/sq/news/world-i64519-spanja_arreston_shtetasin_serb_italia_kërkon_ekstradimin_e_tij
Autoritetet spanjolle kanë arrestuar një të dyshuar për vrasje, të kërkuar gjithashtu nga Italia për disa muaj.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 15, 2017 15:31 Europe/Tirane
  • Spanja arreston shtetasin serb, Italia kërkon ekstradimin e tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar një të dyshuar për vrasje, të kërkuar gjithashtu nga Italia për disa muaj.

Ai dyshohet se ka vrarë tre persona në Spanjë, duke përfshirë dy roje civile.Ndërsa në Itali dyshohet për dy vrasje të tjera. Një zëdhënës i Gardës Civile tha se Norbert Feher, një 36 vjeçar nga Serbia, u arrestua gjatë natës pranë Cantavieja, një qytet në verilindje të Spanjës, pasi dyshohet se kishte qëlluar një civil dhe dy policë të Gardës Civile të cilët po hetonin një të shtënë. Zëdhënësi tha se për Feher ishte lëshuar një urdhër arresti evropian nga autoritetet italiane për vrasje dhe grabitjet shtëpiake. Feher ishte subjekt i një përpjekjeje intensive, disa mujore pas vrasjeve në prill të një baristi dhe një roje në rajonin verior të Italisë të Emilia Romagna.  Kryeprokurori i Bolonjës deklaroi se Italia do të kërkojë ekstradimin e një serbi të dyshuar për dy vrasje në Itali, pas arrestimit të tij në Spanjë i akuzuar për tre vrasje të tjera. Prokurori Giuseppe Amato pranoi në një konferencë shtypi në Bolonjë se vrasjet e shumta në dy vendet e ndryshme e komplikojnë kërkesën për ekstradimin e Italisë. Të dy vendet kërkojnë gjyqe kundër 36-vjeçarit Norbert Feher, i cili u arrestua sot në Spanjë. Feher tashmë po gjykohet në mungesë në Itali, për plaçkitje të dhunshme në shtëpi. Amato tha se hetuesit kanë punuar me autoritetet në Spanjë për gjetjen e Feher. Amato tha se "rezultati dramatik i kapjes së tij për vrasjen e tre personave (në Spanjë) tregon jo vetëm rrezikshmërinë që e tij, por edhe mungesën e skrupujve".