Rusia e kritikon BE-në për vazhdimin e sanksioneve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i64559-rusia_e_kritikon_be_në_për_vazhdimin_e_sanksioneve
Rusia e ka kritikuar vendimin e liderëve të Bashkimit Evropian, për vazhdim të sanksioneve ekonomike për gjashtë muajt e ardhshëm për shkak të aksioneve “destabilizuese” të Moskës në Ukrainë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 16, 2017 08:59 Europe/Tirane
  • Rusia e kritikon BE-në për vazhdimin e sanksioneve

Rusia e ka kritikuar vendimin e liderëve të Bashkimit Evropian, për vazhdim të sanksioneve ekonomike për gjashtë muajt e ardhshëm për shkak të aksioneve “destabilizuese” të Moskës në Ukrainë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, këto sanksione sot i ka përshkruar si “ilegale dhe të padrejta” dhe theksoi se Rusia “nuk i konsideron vendimet e këtilla të dobishme as për vendet anëtare të BE-së e as për Federatën Ruse”. “Megjithëkëtë, ne natyrisht, ende jemi të gatshëm për përmirësim të raporteve me Brukselin”, tha Peskov. Në samitin e mbajtur në Bruksel, liderët e BE-së dje janë pajtuar për zgjatjen e sanksioneve kundër Rusisë, edhe për gjashtë muaj të tjerë, deri më 30 korrik të vitit 2018.