Franca nuk ka plane për të transferuar ambasadën në Kods
https://parstoday.ir/sq/news/world-i64579-franca_nuk_ka_plane_për_të_transferuar_ambasadën_në_kods
Ministri i jashtëm francez ka thënë: Parisi nuk ka plane për të transferuar ambasadën e tij në Kods.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 16, 2017 10:13 Europe/Tirane
  • Franca nuk ka plane për të transferuar ambasadën në Kods

Ministri i jashtëm francez ka thënë: Parisi nuk ka plane për të transferuar ambasadën e tij në Kods.

Ministri i jashtëm francez, Jean-Yves Ludrian, tha në një intervistë me Radio Italia të premten se Franca nuk ka ndërmend të transferojë ambasadën e saj në një qytet tjetër përveç Tel Avivit. Ludrian shtoi se palestinezët kanë nevojë për shpresë dhe pala izraelite duhet të pranojë përgjegjësinë. Sipas Ministrisë së jashtme franceze, Ludrian është planifikuar të mbërrijë në Uashington më 18 dhjetor dhe do të konsultojë homologun e tij amerikan Rex Tilerson për çështje të ndryshme, duke përfshirë edhe vendimin e kohëve të fundit të Presidentit amerikan Donald Tramp në lidhje me njohjen e Kodsit si kryeqytet të Izraelit.