Hetim ndaj pjesëtareve të ISIS në Gjermani
Shërbimi gjerman i sigurisë ka njoftuar për kthimin e disa pjesëtareve të ISIS në vend dhe për rrezikun e kryerjes së operacioneve terroriste.
Sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA, zyrtarë gjermanë të sigurisë duke theksuar mbi rrezikun e kthimit të dhjetëra pjesëtareve të ISIS në Gjermani, kanë thënë se hetimi ndaj tyre është duke u zhvilluar. Në vitet e fundit mbi 950 femra nga Gjermania i janë bashkuar grupit terrorist ISIS, ku rreth 20 % e tyre ose 1/3 janë kthyer në Gjermani. Më parë, Hans Georg Masn, shef i shërbimit sekret gjerman ka paralajmëruar fuqishëm mbi rrezikun nga gratë dhe fëmijët e grupit terrorist ISIS posaçërisht personat të cilët janë kthyer në Gjermani nga zonat e krizës në Irak dhe Siri. Vendet perëndimore në vitet e fundit nuk kanë bërë asnjë përpjekje për të ndihmuar terroristët në Siri dhe ata tani përballen me kthimin e pjesëtarëve të grupit terrorist në vendet e origjinës dhe nga sulmet terroristë që ata mund të kryejnë.