Erdogan: Do të hapim ambasadën në Kodsin lindor
https://parstoday.ir/sq/news/world-i64655-erdogan_do_të_hapim_ambasadën_në_kodsin_lindor
"Turqia do të hapë ambasadën në Kodsin lindor," tha presidenti turk, duke thënë se ky qytet është kryeqyteti i shtetit palestinez.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 17, 2017 11:39 Europe/Tirane
  • Erdogan: Do të hapim ambasadën në Kodsin lindor

"Turqia do të hapë ambasadën në Kodsin lindor," tha presidenti turk, duke thënë se ky qytet është kryeqyteti i shtetit palestinez.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të dielën se vendi do të njohë Kodsin lindor si kryeqytetin e Palestinës dhe do të hapë ambasadën në këtë pjesë të Palestinës, njofton gazeta Hurriyet. "Ne tashmë kemi shpallur Kodsin lindor si kryeqytetin e Palestinës, por meqë ky qytet është nën pushtim, ende nuk mund të hapim ambasadën", tha Erdogan duke folur në takimin e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim. Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan i kërkoi më parë komunitetit ndërkombëtar të njohë Kodsin lindor si kryeqytet të Palestinës. “Ftoj vendet që mbrojnë të drejtën ndërkombëtare dhe drejtësinë të njohin Kodsin e pushtuar si kryeqytet të Palestinës”, deklaroi presidenti turk, pas hapjes së një samiti të jashtëzakonshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik në Stamboll.