Talebanët vrasin 11 policë afganë
Militantët talebanë kanë vrarë të paktën 11 policë afganë në sulme të ndara në pikat e kontrollit në krahinën e paqëndrueshme të Helmandit në Afganistanin jugor, thanë zyrtarët afganë.
Siç njofton agjencia e lajmeve IRNA, në sulmin e fundit ndaj forcave të sigurisë së Afganistanit, të dielën militantët talibanë kryen sulme të koordinuara kundër dy pikave policore në zonën Kalai Sang të kryeqytetit provincial Lashkargah. "Policia jonë i luftoi ata, por fatkeqësisht 11 policë u martirizuan dhe dy u plagosën", tha guvernatori i provincës Hajatullah Hajat, duke shtuar se talebanët u larguan nga vendi i ngjarjes pas sulmeve. Sipas Ghafar Safi, shefi i policisë provinciale, të paktën 15 militantë talebanë u vranë gjithashtu gjatë betejës. Sulmet talebane ndaj postave të policisë janë më të fundit në një seri sulmesh vdekjeprurëse ndaj forcave afgane të sigurisë.