Bloomberg: Cilët janë faktorët rrezikues të botës
Agjencia informative Bloomberg në një raport të saj ka përmendur disa nga faktorët që kërcënojnë sigurinë e botës në 10 vitet e ardhshme.
Sipas një njoftimi të Pars Today, agjencia Bloomberg ka paralajmëruar mbi rreziqet që i kanosen botës në 10 vitet e ardhshme. Kjo agjenci paralajmëron se nisja e luftës kundër Koresë së Veriut mund të jetë nisje e një luftë shkatërrimtare. Askush nuk e di reagimin e Donald Trump në rast se nis një luftë mes Amerikës dhe Koresë së veriut, mirëpo çdokush mund të imagjinojë ndryshimet e shpejta në nivel botëror. Rreziku i 2-të për botën në 10 vitet e ardhshme do të jetë fitorja e mandatit të dytë nga Donald Trump. Agjencia Bloomberg thotë se nuk është e pamundur që Donald trump të marrë një mandate të dytë si president I Amerikës. Kjo agjenci ndër të tjera thotë se lajmet false do të jenë ato që më në fund do të shkatërrojnë rrjetin Facebook. Në dhjetë vitet e ardhshme, valuta dixhitale Bitcoin do të zëvendësojë bankat. Socialistët do të marrin pushtetin në Angli. Kriza e pensionistëve në Evropë do të përshkallëzohet, Kina do të nisë një luftë ekonomike kundër rivalëve të saj, automjetet elektrikë do të zë vendin e automjeteve me karburant fosilik dhe në fund, epokës së naftës do t’i vijë fundi.