Kërkesa e 350 personaliteteve botërore drejtuar Amerikës, Francës dhe Anglisë
Më shumë se 350 personalitete botërore mes tyre 6 fitues të çmimit Nobel, politikanë, diplomatë dhe artistë, nga krerët e Amerikës, Francës dhe Britanisë kanë kërkuar t’i japin fund fryrjes së luftës dhe pozitën e tyre në OKB ta përdorin për vendosjen e paqes.
Këto personalitete me një deklaratë drejtuar krerëve të vendeve perëndimore, prej tyre kërkuan të parandalojnë katastrofën dhe krizën humanitare në Jemen dhe të vendosin një armëpushim të shpejtë, t’i japin fund rrethimit dhe bllokimit të vendi, të lejojnë dërgimin e ndihmave humanitare, karburantit dhe ndihmave mjekësore. Opinioni publik ka paralajmëruar mbi pasojat e destabilitetit që krijon shitja e armëve për Arabinë Suedie dhe prirja hegjemoniste e këtij vendi në rajon. Amerika, Franca dhe Britania janë vendet që u shesin armë, vendeve arabe të Gjirit Persik, armë që kanë si objektiv prishjen e stabilitetit dhe sigurisë së rajonit. Sa i përket kësaj Brajan Devnik, komentator dhe hulumtues politik në Amerikë pasi dënoi pjesëmarrjen e Amerikës, Britanisë dhe Francës në luftën e Arabisë Saudite kundër Jemenit kat hënë se shitja e armëve për Arabinë Saudite do të shkatërrojë konstruktivitetin dhe mirëkuptimin ndërkombëtar dhe kjo do të jetë burim turpi për Uashingtonin, Londra dhe Parisn për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut. Anglia, Amerika dhe Franca që të tre janë të implikuar në luftën aktuale në Jemen dhe armët e tyre kanë shkaktuar vdekjen dhe eliminimin e mijëra jemenasve. Regjimi Al Saud ka nisur agresionin kundër Jemenit duke pasur dritën jeshile të Amerikës, Francës dhe Anglisë dhe me mbështetjen ushtarake, ekonomike dhe politike të këtyre vendeve ai ka shtuar krimet e veta kundër popullit jemenas. Kjo është në kohën kur qeveritë e Amerikës, Francës dhe Anglisë duke pretenduar se mbrojnë demokracinë, kanë heshtur plotësisht ndaj krimeve të Arabisë Saudite në Jemen dhe duke mbështetur krerët e regjimit Al Saud, ndalojnë çdo përpjekjet dhe vendim ndërkombëtare që mund të ndërmerret për të penguar regjimin Al Saud në krimet e tij kundër popullit të përvuajtur të Jemenit. Arabia Saudite që prej marsit 2015 me dritën jeshile të Amerikës, e mbështetur nga armët e vendeve perëndimore si Amerika, Franca dhe Anglia dhe në bashkëpunim me disa vende arabe të rajonit, me pretekstin e rikthimit të Abdarabuh Mansur Hadit në postin e presidentit të Jemenit, ka nisur agresionin ushtarak kundër këtij vendi duke lënë të vrarë mbi 12 mijë civilë jemenas, duke plasur me mijëra të tjerë shumica gra dhe fëmijë dhe duke shkatërruar tejmase infrastrukturën e këtij vendi, sidomos infrastrukturën shëndetësore gjë e cila ka bërë të mundur përhapjen e sëmundjes së kolerës në Jemen.