Dënohet një oficer i ushtrisë në Korenë e Veriut
Dhjetor 20, 2017 06:54 Europe/Tirane
Një oficer i lartë i ushtrisë së Koresë së Veriut është dënuar me vdekje pa asnjë proces gjyqësor.
Shkak për dënimin e këtij oficeri që ishte përgjegjës për ndërtimin e centraleve bërthamore, është bërë fundosja e një tuneli në Pungi Ri. Sipas agjencisë Sputnik të lajmeve, testimi i raketës Huasung 12 ishte parashikuar të kryhej më 15 shtator por për shkak të fundosjes së tunelit afati është shtyrë. Javën e kaluar mediat e Koresë së Jugut njoftuan dënimin me vdekje të gjeneralit 72 vjeçar Huang Piungsu me urdhër të vetë liderit Kim Jung Un të Koresë së veriut. Gjenerali akuzohej për korrupsion.
Tags