Sulmi në Melbourne nuk ka lidhje me terrorizmin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i64925-sulmi_në_melbourne_nuk_ka_lidhje_me_terrorizmin
Personi që qëllimisht u fut me shpejtësi me veturë në mesin e turmës së njerëzve në Melbourne të Australisë është përdorues i drogës dhe ka probleme të shëndetit mendor, por nuk ka lidhje me terrorizmin thotë policia.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 21, 2017 10:52 Europe/Tirane
  •  Sulmi në Melbourne nuk ka lidhje me terrorizmin

Personi që qëllimisht u fut me shpejtësi me veturë në mesin e turmës së njerëzve në Melbourne të Australisë është përdorues i drogës dhe ka probleme të shëndetit mendor, por nuk ka lidhje me terrorizmin thotë policia.

Shtetasi australian me prejardhje afgane është dërguar në paraburgim pas marrje në pyetje. Ai u fut qëllimshëm në turmën e njerëzve në qytetin e dytë më të madh në Australi, duke lënduar kështu 14 persona. Ai u arrestua nga Policia ku përgjatë rezistimit për t’u arrestuar ishte lënduar dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Personi i dytë i arrestuar nuk kishte lidhje me incidentin, vetëm se u kap duke e  filmuar  atë dhe kishte në posedim disa thika. Policia thotë se ai  tashmë është duke bashkëpunuar rreth kësaj ngjarje.