Vota poshtëruese kundër Trump në Asamblenë e Përgjithshme të OKB
(last modified Thu, 21 Dec 2017 18:55:58 GMT )
Dhjetor 21, 2017 19:55 Europe/Tirane
  • Vota poshtëruese kundër Trump në Asamblenë e Përgjithshme të OKB

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar njëzëri në favor të një rezolute që i bën thirrje SHBA-ve të tërheqin njohjen e tyre të diskutueshme të Jeruzalemit si kryeqytetin izraelit.

Asambleja e 193 vendeve miratoi rezolutën të enjten me një votim vendimtar prej 128 vota pro, 9 kundër dhe 35 abstenime. Ministri i Jashtëm i Iranit Muhamed Xhavad Zarif në një postim në Twitter, duke e cilësuar votën si një përgjigje negative "rezonante" ndaj "kërcënimit" të Presidentit të SHBA, Donald Trump, në lidhje me hakmarrjen kundër vendeve që mbështesin rezolutën, theksoi: “Kjo votë unanime e shteteve të botës kundër vendimit të SHBA për Jeruzalemin, ishte tepër poshtëruese për presidentin Trump, por më poshtëruese për atë ishte sfida e bashkësisë ndërkombëtare ndaj kërcënimeve të tij për hakmarrje ndaj shteteve që votojnë kundër SHBA-ve”. Para se të mbahej vota në Asamblenë e Përgjithshme, Trump kishte paralajmëruar se "ne po vëzhgojmë," duke kërcënuar për hakmarrje ndaj vendeve që mbështesin rezolutën e Jerusalemit. Një zëdhënës i presidentit palestinez Mahmud Abas gjithashtu mirëpriti zhvillimin e së enjtes. "Votimi është një fitore për Palestinën," tha Nabil Abu Raidnah, i cili shtoi: "Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona në Kombet e Bashkuara dhe në të gjitha forumet ndërkombëtare për t'i dhënë fund okupimit dhe për të krijuar shtetin tonë palestinez me Jerusalemin lindor si kryeqytetin e tij. " Përpara votimit, ambasadorja e SHBA Nikki Haley prononcoi paralajmërimin kërcënues se "Shtetet e Bashkuara do ta kujtojnë këtë ditë".

 

Tags