Erdogan, Amerikës: S'na blini dot me dollarë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i64953-erdogan_amerikës_s'na_blini_dot_me_dollarë
Shtetet e Bashkuara nuk mund ta blejnë me dollarë mbështetjen e Turqisë në votimin në Kombet e Bashkuara në lidhje me statusin e Jerusalemit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 21, 2017 16:26 Europe/Tirane
  • Erdogan, Amerikës: S'na blini dot me dollarë

Shtetet e Bashkuara nuk mund ta blejnë me dollarë mbështetjen e Turqisë në votimin në Kombet e Bashkuara në lidhje me statusin e Jerusalemit.

Paralajmërimi erdhi nga presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, i cili në deklaratën e tij iu kundërpërgjigj homologut amerikan, Donald Trump, i cili kërcënoi se do të shkurtojë ndihmat për vendet që mbështesin rezolutën e OKB që synon të anulojë vendimin e SHBA për njohjen e Jerusalemit si kryeqytetin e Izraelit.  Erdogan nënvizoi  në deklaratën e tij nga Ankaraja se vullneti i lirë nuk mund të blihet. Erdogan deklaroi:  “Z. Trump, ti nuk mund të na blesh me para. Shpresoj dhe pres që Shtetet e Bashkuara të mos marrin rezultatin që pret nga OKB dhe në këtë mënyrë bota do t'i japë një mësim shumë të mirë Amerikës. Si e quajnë Amerikën? Djepi i demokracisë? Shtrati i demokracisë po kërkon që vullnetet  të blihen me dollarë. Z. Trump, nuk mund ta blini vullnetin demokratik të Turqisë me dollarët tuaj. Ky është vendimi ynë"