Abas: Palestinezët nuk pranojnë plan për paqe nga SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/world-i64989-abas_palestinezët_nuk_pranojnë_plan_për_paqe_nga_shba
Kryetari i Autoritetit Autonom Palestinez, Mahmud Abas, ka thënë se palestinezët nuk do të pranojnë ndonjë plan për paqe në Lindjen e Mesme të propozuar nga Shtetet e Bashkuara.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 22, 2017 16:31 Europe/Tirane
  • Abas: Palestinezët nuk pranojnë plan për paqe nga SHBA

Kryetari i Autoritetit Autonom Palestinez, Mahmud Abas, ka thënë se palestinezët nuk do të pranojnë ndonjë plan për paqe në Lindjen e Mesme të propozuar nga Shtetet e Bashkuara.

Ai ka folur në Paris, një ditë pasi Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që kundërshton vendimin e SHBA-së për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të regjimit sionist. “Shtetet e Bashkuara kanë vërtetuar se janë ndërmjetësues jokredibil në procesin e paqes dhe nuk do të pranojmë asnjë plan nga ky vend”, ka thënë Abbas, pasi është takuar me presidentin francez, Emmanuel Macron. Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar më 6 dhjetor, se SHBA e njeh Kodsin e shenjtë (Jeruzalemin) si kryeqytet të regjimit dhe do të transferojë ambasadën amerikane nga Tel Avivi në këtë Kods. Vendimi i Trumpit është pritur me protesta në vendet myslimane.