Izraeli arreston tre shtetas turq në xhaminë al-Aksa
https://parstoday.ir/sq/news/world-i65067-izraeli_arreston_tre_shtetas_turq_në_xhaminë_al_aksa
Policia izraelite ka arrestuar tre turistë turq në kompleksin e xhamisë së al-Aksa mes protestave në të gjithë territoret e pushtuara palestineze kundër vendimit të SHBA-së për të njohur Kudsin si kryeqytetin e Izraelit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 23, 2017 13:58 Europe/Tirane
  • Izraeli arreston tre shtetas turq në xhaminë al-Aksa

Policia izraelite ka arrestuar tre turistë turq në kompleksin e xhamisë së al-Aksa mes protestave në të gjithë territoret e pushtuara palestineze kundër vendimit të SHBA-së për të njohur Kudsin si kryeqytetin e Izraelit.

Shtetasit turq u arrestuan pasi u përfshinë në një incident në qytetin e vjetër të Jerusalemit pas namazit të së premtes, "tha të shtunën zëdhënësi i policisë izraelite Micky Rosenfeld, pa dhënë hollësi të mëtejshme. Të tre të arrestuarit mund të dalin në gjyq në një gjykatë izraelite, tha Rosenfeld. Një video që qarkullon në mediat sociale tregon një numër njerëzish me këmishë të kuqe dhe me flamurin turk që përleshen me forcat e policisë në Kuds. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve turke Anadolu, dy nga personat e arrestuar që kishin shtetësi të dyfishtë turke dhe belge u arrestuan për "sulme ndaj policisë izraelite dhe rezistimin ndaj policisë", ndërsa i treti u akuzua për "shqetësim të rendit publik dhe pjesëmarrje në një demonstratë. "