Lavrov: Amerika po trajnon terroristët në Siri
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi se Moska është e shqetësuar nga raportet e fundit se SHBA është duke trajnuar ish-anëtarët e grupeve terroriste në Siri.
"Informacioni që thekson se disa baza ushtarake amerikane në Siri kanë filluar të trajnojnë militantët, duke përfshirë edhe ish-anëtarët e grupeve terroriste, është mjaft shqetësues," tha të hënën Lavrov në një intervistë ekskluzive me televizionin rus Russia Today. Ai shtoi se misionet anti-terroriste nuk duhet të përdoren për të rrëzuar qeveritë apo për të avancuar axhendën e shteteve të veçanta. "Përpjekjet për të përfituar nga objektivat anti-terroriste, të cilat duhet të jenë të përbashkëta, të unifikuara dhe pa standarde të dyfishta, janë shqetësuese," vuri në dukje Lavrov. Më parë këtë muaj, Presidenti rus Vladimir Putin tha se Shtetet e Bashkuara po i mbyllnin sytë ndaj informacioneve të siguruara nga Moska rreth terroristëve sirianë që udhëtonin për në Irakun fqinjë me shpresën se këta militantë mund të përdoreshin më vonë për të luftuar kundër presidentit sirian Bashar Asad. Më 16 dhjetor, Qendra ruse për pajtimin ne Siri, gjithashtu akuzoi SHBA për trajnimin e anëtarëve të ushtrisë së re të Sirisë, të përbërë nga grupe të ndryshme terroriste, në një kamp refugjatësh pranë qytetit Shadadeh në provincën verilindore të Sirisë Hasaka.