PKK vret dy ushtarë turq
(last modified Mon, 25 Dec 2017 18:22:01 GMT )
Dhjetor 25, 2017 19:22 Europe/Tirane
  • PKK vret dy ushtarë turq

Agjencia e lajmeve Anadolu beri te ditur se ushtria turke ka njoftuar vdekjen e dy prej ushtarëve të saj në një sulm nga rebelët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në rajonin e trazuar juglindor të vendit.

Një deklaratë nga ushtria turke tha se ushtarët u vranë të hënën gjatë operacioneve të vazhdueshme të sigurisë në rrethin malor Semdinli të provincës Hakkari pranë kufirit irakian, duke shtuar se një tjetër ushtar u plagos gjithashtu. Sulmi erdhi një ditë pasi Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë turke njoftoi se një ushtar u vra dhe dy të tjerë u plagosën kur një granatë dore shpërtheu rastësisht në Irakun e veriut. Ushtarët e plagosur u raportuan se ishin dërguar në spital por nuk janë në gjendje kritike. Militantët e PKK vazhdimisht përleshen me forcat turke në juglindje të Turqisë një rajon i dominuar nga kurdët ngjitur me Irakun e veriut. Më shumë se 40,000 njerëz janë vrarë gjatë konfliktit prej tre dekadash midis Turqisë dhe grupit militant kurd PKK.