Uashington Post, trashëgimtarin e fronit në Arabinë Saudite e quan hipokrit
Gazeta Uashington Post në një artikull të saj kushtuar veprimtarisë së trashëgimtarit të fronti të Arabisë Saudite, Muhamed bin Selman, atë e ka quajtur hipokrit.
Gazeta amerikane Uashington Post këtë artikull e ka titulluar “ Trashëgimtari hipokrit i Arabisë Saudite”. Kjo gazetë përmend disa nga masat e princin Selman i cili ka lejuar ngarjen e makinës nga femrat, ka hapur kinematë dhe pretendon se lufton korrupsionin dhe shkruan se nëse bin Selman me të vërtetë pretendon se po kryen reforma drejt modernizimit, ai duhet të hapë dyert e burgjeve dhe të lirojë femra të tilla si Raef Badavi e cila për shkak të aktivitetit të saj në internet është dënuar për 10 vjet heqje lirie. Më tutje artikulli analizon pretendimet e bin Selman për luftën kundër korrupsionit. Gazeta thotë se princi saudit me buxhetin e shtetit më parë ka blerë një pallat në Francë me vlerë 300 milion dollarë dhe një jaht me vlerë 550 milion dollarë. gazeta ka përmendur edhe arrestimin e 159 afaristëve dhe zyrtarëve të Arabisë Saudite dhe burgosjen e tyre në hotelin me 5 yje dhe ka thënë se princi bin Selman mundohet që këta persona t’i detyrojë të paguajnë me dhjetëra miliarda dollarë në shkëmbim të lirisë së tyre.