Peniani së shpejti do të dërgojë një satelitë në hapësirë
Një gazetë e Koresë Jugore ka njoftuar për vendimin e Penianit për dërgimin e një sateliti në hapësirë.
Gazeta "Jongang Ilbo" e Seulit duke cituar burimet e sigurisë së Koresë Jugore, ka raportuar: "Siç duket Peniani së shpejti do të dërgojë një satelitë në hapësirë". Këto burime të sigurisë së Koresë Jugore kanë thënë se Koreja Veriore mund të dërgojë modelin e ri të satelitit "Guang Miang" në hapësirë. Paniani në mars të këtij viti ka testuar një motor të sofistikuar për dërgimin e sateliteve në hapësirë për të cilin ekziston mundësia që të përdoret edhe në hedhjen e raketave balistike". Kjo është në kohën kur ditë më parë Këshilli i Sigurimit i OKB ka miratuar një pako të re të sanksioneve të ashpra kundër Koresë Veriore.