Qëndrimi i Gjermanisë rreth anëtarësimit të Ukrainës dhe Turqisë në BE
Sigmar Gabriel, ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë, deklaroi se Ukraina dhe Turqia në një të ardhme të afërt nuk mund të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.
Sipas agjencisë Itartas të lajmeve, Sigmar Gabriel të martën njëkohësisht me këtë, ka deklaruar mbështetjen e tij ndaj formave zëvendësuese për bashkëpunim të afërt të BE me Ukrainën dhe Turqinë. Ministri i jashtëm gjerman shtoi se nëse mund të arrihet një marrëveshje e logjikshme për balancimin e marrëdhënieve me Evropën pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE, atëherë kjo marrëveshje mundë të jetë një model për vendet e tjera si Ukrainën dhe Turqinë. Vlen të theksohet se marrëdhëniet e Gjermanisë dhe Turqisë pas arrestimit të disa qytetarëve gjermanë në Turqi me akuzë të lidhjes me organizatat terroriste dhe implikimit në grusht shtetin e dështuar në Turqisë, janë përkeqësuar në masë të madhe.