Parashikim pozitiv për 2018, Peniani dhe Uashingtoni me gjasa nisin negociatat
(last modified Tue, 26 Dec 2017 13:02:39 GMT )
Dhjetor 26, 2017 14:02 Europe/Tirane
  • Parashikim pozitiv për 2018, Peniani dhe Uashingtoni me gjasa nisin negociatat

Viti 2018 mund të jetë fillimi i negociatave mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara. Parashikimi pozitiv vjen nga një raport i Ministrisë koreano-jugore të Bashkimit, që e konsideron vitin e ardhshëm si kyç në zgjidhjen e krizës koreane.

Koreja e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara parashikohet të hapin negociatat mes tyre gjatë 2018. Konkluzioni vjen nga një raport i Ministrisë koreano-jugore të Bashkimit, që parashikon një vit të ri optimist për zgjidhjen e krizës së krijuar në gadishull. “Koreja e Veriut do të kërkojë negociata me Shtetet e Bashkuara, por do të vijojë përpjekjet për t’u njohur si një vend që zotëron armë bërthamore,” shkruhej në raportin e Ministrisë.  Por pavarësisht këtij parashikimi pozitiv për 2018, Koreja e Jugut ka krijuar një skuadër ushtarake të  specializuar për t’u përballur me kërcënimet bërthamore që vijnë nga Veriu. Seuli zyrtar deklaroi se do të caktohen 4 njëri të cilat do të mbikëqyrin politikat koreano-veriore, me qëllim ndalimin dhe përgjigjen ndaj një kërcënimi bërthamor. Tensionet lidhur me programin e armëve balistike si dhe bërthamore të Koresë së Veriut janë shtuar ndjeshëm. Edhe Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka shtuar sanksionet ndaj Penianit, që vijon me testimet e raketave.

Tags