Përleshje në kufirin Pakistan-Indi, 3 të vrarë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i65329-përleshje_në_kufirin_pakistan_indi_3_të_vrarë
Tre ushtarë të Pakistanit kanë mbetur të vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga ushtarët e Indisë në kufirin midis dy vendeve në Kashmir.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 26, 2017 14:05 Europe/Tirane
  •  Përleshje në kufirin Pakistan-Indi, 3 të vrarë

Tre ushtarë të Pakistanit kanë mbetur të vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga ushtarët e Indisë në kufirin midis dy vendeve në Kashmir.

Në një deklaratë me shkrim nga Ushtria e Pakistanit thuhet se ushtarët indianë kanë shkelur armëpushimin duke hapur zjarr në rajonin Rukh Chakri të Azad Kashmirit, i cili ndodhet nën kontrollin e Pakistanit. Në deklaratë thuhet se në zjarrin e hapur kanë humbur jetën tre ushtarë pakistanezë dhe se një ushtar tjetër është plagosur. Bëhet e ditur se ushtria pakistaneze i është përgjigjur zjarrit të hapur nga pjesa tjetër e kufirit. Sipas lajmeve të mediave indiane, pretendohet se 10 ushtarë indianë kanë kaluar në anën tjetër të kufirit të Kashmirit dhe se në sulmin e kryer në stacionin policor të ushtrisë pakistaneze kanë humbur jetën tre ushtarë të Pakistanit. Në përleshjet që ndodhën të shtunën mes ushtrisë së Pakistanit dhe të Indisë 4 ushtarë indianë u vranë. Në Kashmir i cili është subjekt i një debati që nga viti 1947 mes Indisë dhe Pakistanit si rezultat i ngjarjeve të dhunshme kanë humbur jetën 70 mijë persona. Grupet e rezistencës që nga viti 1989 protestojnë për pavarësi ose për bashkim me Pakistanin.