44 ushtarë turq helmohen nga ushqimi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i65349-44_ushtarë_turq_helmohen_nga_ushqimi
Dhjetëra ushtarë turq janë dërguar urgjentisht në spital pas helmimit masiv me ushqime në një kamp ushtarak në provincën juglindore Gaziantep të Turqisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 26, 2017 14:23 Europe/Tirane
  • 44 ushtarë turq helmohen nga ushqimi

Dhjetëra ushtarë turq janë dërguar urgjentisht në spital pas helmimit masiv me ushqime në një kamp ushtarak në provincën juglindore Gaziantep të Turqisë.

Ministria turke e Shëndetësisë tha në një deklaratë se 44 ushtarë turq u ankuan për marramendje, të vjella, dhimbje barku, diarre dhe ethe. Deklarata shtoi se një total prej 41 prej tyre, pas trajtimit mjekësor kanë dalë nga spitali shtetëror Islahije. Tre ushtarët e tjerë po vazhdojnë të mjekohen në spital, por nuk paraqesin kushte kërcënuese për jetën. Më 17 qershor 2017, gjithsej 731 ushtarë në Komandën e Brigadës së Trajnimit të Këmbësorisë në bazën ushtarake Manisa u dërguan në spital me dhimbje stomaku dhe marramendje për shkak të helmimit nga ushqimi.