Turqia do të rindërtojë portin në Sudan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i65365-turqia_do_të_rindërtojë_portin_në_sudan
Turqia do të rindërtojë një port të shkatërruar të epokës osmane në bregun e Detit të Kuq të Sudanit, pasi Ankaraja kërkon të zgjerojë lidhjet e saj ushtarake dhe ekonomike në kontinentin afrikan.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 26, 2017 16:28 Europe/Tirane
  • Turqia do të rindërtojë portin në Sudan

Turqia do të rindërtojë një port të shkatërruar të epokës osmane në bregun e Detit të Kuq të Sudanit, pasi Ankaraja kërkon të zgjerojë lidhjet e saj ushtarake dhe ekonomike në kontinentin afrikan.

Ministri i Jashtëm sudanez Ibrahim Ghandour lajmëroi të martën, duke thënë se restaurimi i portit në Ishullin Suakin, në verilindje të Sudanit, u ra dakord gjatë një vizite në portin e lashtë të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan një ditë më parë. "Ju duhet të na jepni ishullin për një kohë dhe ne do ta rindërtojmë dhe ringjallim këtë ishull në përputhje me formën e tij origjinale", i tha Erdogan presidentit sudanez në takim duke shtuar: "Vëllai im Omar al-Bashir tha: OK." Dy presidentët gjithashtu ranë dakord "për të ndërtuar një  skelë detare për të mbajtur anijet civile dhe ushtarake. Marrëveshja për portin në ishullin  Suakin ishte një nga disa marrëveshje, me vlerë 650 milionë dollarë në total, që Turqia nënshkroi me Sudanin, e cili në tetor doli nga dy dekada të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara dhe po përpiqet të tërheqë investimet ndërkombëtare.