Anulohet organizimi i ceremonisë së krishtlindjeve në Turqi
Kryebashkiaku i Beshiktashit ka anuluar ceremonitë e natës së Vitit të Ri dhe të krishtlindjeve për shkak të kërcënimeve të sigurisë.
Sipas një njoftimi të gazetës Huriet të Turqisë, kryebashkiaku i Beshiktashit deklaroi se veprimet dhe aktet e grupit terrorist ISIS dhe të PKK është arsyeja e anulimit të festës së Krishtlindjeve në këtë zonë. Ndërkohë në turqi, polciia ka shtuar praninë e saj për garantimin e sigurisë nëpër qytetet. Vlen të theksohet se natën e Vitit të Ri (2016-2017), një person i armatosur sulmoi klubin e natës Rayana në Stamboll duke lënë të vrarë 30 persona dhe plagosur 79 të tjerë. Grupi terrorist ISIS ka deklaruar se me rastin e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri do të kryejë disa sulme terroriste në vende të ndryshme të botës.