Rusia teston raketën e saj ndërkontinentale RS-12 Topolov
Ministria e mbrojtjes e Rusisë ditën e martë deklaroi testimin me sukses të raketës ndërkontinentale RS-12 Topolov.
Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, raketa ndërkontinentale RS-12 funksionon në tre faza dhe furnizohet me karburant të ngrirë. Kjo lloj rakete për herë të parë është vënë në dispozicion të ushtrisë sovjetike në vitin 1988 dhe më pas në dispozicion të ushtrisë ruse. Rusia deklaron se raketat e saj i ka hartuar dhe projektuar në një formë të atillë që të kalojë sistemin anti-raketor të Amerikës në Evropë të cilin Rusia e konsideron kërcënim për stabilitetin strategjik. Më herët ministria e mbrojtjes e Rusisë kishte deklaruar se në vitin 2017 ka testuar 10 raketa ndërkontinentale që në krahasim me vitin 2016 ky numër është dyfishuar.