Lavrov: Qëllimi ynë kryesor në Siri, shkatërrimi i Frontit Nusra
Ministri i punëve të jashtme të Rusisë të mërkurën deklaroi se shkatërrimi i grupit terrorist Fronti Nusra, është qëllimi kryesor i Rusisë në kuadër të luftës kundër terrorizmit në Siri.
Sipas agjencisë ISNA të lajmeve, Sergei Lavrov në takimin e tij me Ahmed Al-Xhurba, kryerin e lëvizjes "Al-Ghad" të Sirisë, deklaroi se shkatërrimi i grupit terrorist Fronti Nusra, është një çështje e rëndësishme në luftën kundër terrorizmit në Siri dhe theksoi: "Rusia pret ndryshime pozitive në Siri. Moska ka në dispozicion informacione të rëndësishme në lidhje me mbështetjen nga jashtë të këtij grupi terrorist. Pjesa kryesore e luftës kundër ISIS në Siri, ka përfunduar. Pavarësisht se disa pre pjesëtarëve të grupeve terroriste të armatosur kanë ikur nga Siria dhe po bëjnë përpjekje përsëri të mblidhen në Siri ose të transferohen në ndonjë vend tjetër, ne i kemi dhënë një goditje të rëndë grupit terrorist ISIS në Siri dhe është e qartë se lufta kryesore në këtë drejtim, praktikisht ka përfunduar". Në lidhje me negociatat kombëtare të Sirisë, ministri i jashtëm i Rusisë theksoi se duhet të ftohen përfaqësuesit e opozitarëve sirianë jashtë vendit që të marrin pjesë në konferencën e dialogut kombëtar të Sirisë në Soçi. Qëllimi i konferencës së Soçi, është vendosja e bazave për fillimin e ndryshimit të Kushtetutës së Sirisë. Moska mbështet konferencën e negociatave kombëtare të Sirisë mes qeverisë së këtij vendi dhe liderëve të grupeve të ndryshme fisnore dhe opozitare, prandaj po mundohet për zhvillimin e bisedimeve të drejtpërdrejta mes qeverisë dhe opozitës siriane". Nga ana e tij, Al-Xhurba në këtë takim deklaroi: "Negociatat e Gjenevës kanë ushtruar ndikim dhe shpresohet që mes të dy palëve, qeverisë dhe opozitës, të zhvillohen bisedime të drejtpërdrejta".