Erdogan: Kodsi është vijë e kuqe e botës islame
https://parstoday.ir/sq/news/world-i65467-erdogan_kodsi_është_vijë_e_kuqe_e_botës_islame
Presidenti i  Turqisë gjatë vizitës në Tunizi, deklaroi se Kodsi është vijë e kuqe e përbashkët e botës islame.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 28, 2017 10:03 Europe/Tirane
  • Erdogan: Kodsi është vijë e kuqe e botës islame

Presidenti i  Turqisë gjatë vizitës në Tunizi, deklaroi se Kodsi është vijë e kuqe e përbashkët e botës islame.

Sipas kanalit televiziv Al Xhazira, Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, në konferencën për shtyp të përbashkët me Baxhi Kaid Al-Sebesi, presidentin e Turqisë, tha se bota islame Kodsin e konsiderohen kryeqytet të Palestinës dhe shtoi se vendimi i Amerikës për transferimin e ambasadës së saj nga Tel Avivi në Kods, është i paligjshëm. Erdogan kritikoi ashpër strukturën e KS të OKB dhe veton e Amerikës kundër rezolutës anti-izraelit dhe theksoi se bota është më e madhe se 5 vende poseduese të vetos, mirëpo për çfarë arsye një mund të ketë mundësi që të ndërpresë të gjithë procesin e mbleshjes së KS të OKB. Presidenti i Turqisë në vazhdim deklaroi mbështetjen e Turqisë ndaj Tunizisë në luftën kundër terrorizmit dhe tha se Ankaraja do të bëjë përpjekje për zgjerimin e stabilitetit në Tunizi. Ndërkohë presidenti i Tunizisë në këtë konferencë për shtyp, deklaroi se bashkëpunimi tregtar mes të dy vendeve do të vazhdojë në nivel më të lartë.