Turqia blen raketa ajër-ajër nga Amerika
https://parstoday.ir/sq/news/world-i65581-turqia_blen_raketa_ajër_ajër_nga_amerika
Departamenti amerikan i mbrojtjes njoftoi se Turqia ka ndërmend të blejë raketa nga kompania Reytheon Co. që është një prej kompanive më të mëdha të prodhimit të raketave në botë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 30, 2017 08:51 Europe/Tirane
  • Turqia blen raketa ajër-ajër nga Amerika

Departamenti amerikan i mbrojtjes njoftoi se Turqia ka ndërmend të blejë raketa nga kompania Reytheon Co. që është një prej kompanive më të mëdha të prodhimit të raketave në botë.

Sipas një njoftimi të agjencisë Pars Today, kompania Reytheon Co., me qendër në Arizona ka nënshkruar një kontratë prej 634 miliard dollarë për prodhimin e raketave me rreze të mesme veprimi ajër-ajër. Pentagoni shtoi se raketat e prodhuara nga kjo kompani do të shiten vendeve si Turqia, Polonia, Indonezia, Maroku, Spanja, Rumania, Japonia, Koreja e Jugu, Katari dhe Bahrejni. Kompania Reytheon Co., është një prej 10 kompanive më të mëdha botërore në prodhimin e raketave tokë-tokë, ajër-ajër dhe sistemeve kundër raketave balistike. Kjo kompani është formuar për herë të parë në Amerikë në vitin 1922.