Protesta në Bruksel kundër vendimit të Trump ndaj Kodsit
(last modified Sun, 31 Dec 2017 07:16:34 GMT )
Dhjetor 31, 2017 08:16 Europe/Tirane
  • Protesta në Bruksel kundër vendimit të Trump ndaj Kodsit

Me qindra banorë të Brukselit janë ngritur në protesta për të kundërshtuar vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për njohjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist.

Pjesëmarrësit në këto protesta të organizuara në Bruksel kanë mbajtur pankarta në duar me mbishkrimin “ Kodsi është vija e kuqe”. Ata gjithashtu kanë kërkuar çlirimin e Palestinës dhe sanksionimin e regjimit sionist. më 6 dhjetor 2017 presidenti i Amerikës ditën e mërkurë me gjithë kundërshtimet rajonale dhe ndërkombëtare, Kodsin) e ka shpallur kryeqytet të Izraelit. Përveç kësaj, presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar të merren masat për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Bejtul Mukades. Kongresi amerikan më 23 tetor të vitit 1995 ka miratuar planin për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Bejtul Mukades. Shumë qeveri amerikane deri më sot për shkak të presionit publik nuk kanë zbatuar këtë vendim të kongresit. Iniciativa e Trump në këtë fushë tregon përkushtimin e madh të tij ndaj regjimit të Izraelit dhe krimeve të vazhdueshme të këtij regjimi. Qyteti Kods është pushtuar nga Izraeli në vitin 1967. Autoritete të ndryshme të botës mes tyre të BE, shumë grupe dhe organizata dhe vetë populli palestinez kanë paralajmëruar presidentin amerikan Donald Trump mbi pasojat e vendimit të tij për njohjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist.

Tags