Kush përfiton nga tensionet BE-Rusi?
https://parstoday.ir/sq/news/world-i65677-kush_përfiton_nga_tensionet_be_rusi
Megjithë spekulimet që sugjerojnë rritje të tensioneve në marrëdhëniet midis Rusisë dhe Evropës, ekspertët besojnë se një konflikt ushtarak midis dy palëve nuk është i mundshëm, pasi interesat e tyre garantohen vetëm përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 31, 2017 06:34 Europe/Tirane
  •  Kush përfiton nga tensionet BE-Rusi?

Megjithë spekulimet që sugjerojnë rritje të tensioneve në marrëdhëniet midis Rusisë dhe Evropës, ekspertët besojnë se një konflikt ushtarak midis dy palëve nuk është i mundshëm, pasi interesat e tyre garantohen vetëm përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm.

Retorika e fundit e luftës e tregtuar ndërmjet Moskës dhe Londrës, tentonte të hidhte benzinë në zjarr, kur kjo e fundit akuzoi Kremlinin për nisjen e një lufte informative kundër vendeve të BE që synonin minimin e fuqisë kolektive të bllokut. Rusia 'po kërkon të armatosë fushën e informimit' dhe 'të mbjellë mosmarrëveshje në Perëndim dhe të minojë institucionet tona', tha kryeministrja britanike Theresa May, duke iu drejtuar Samitit 2017 të BE-së për Partneritetin Lindor. "Duhet të jemi të hapur ndaj veprimeve të shteteve armiqësore si Rusia që ... përpiqen të minojnë fuqinë tonë kolektive," tha May në këtë Samit, ku liderët e BE u takuan me gjashtë partnerët e tyre lindorë - Armeninë, Azerbajxhanin, Bjellorusinë, Gjeorgjinë, Republikën e Moldavisë dhe Ukrainën – që të bien dakord mbi prioritetet e ardhshme të partneritetit të tyre.

Qasja e ashpër e kryeministres britanike bëri që Moska të reagojë shpejt përmes ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov, duke paralajmëruar Londrën rreth përpjekjes për të implantuar ndjenjat anti-ruse. "Shumica dërrmuese e vendeve të BE-së e kuptojnë se do të jetë një përpjekje tjetër e bërë nga mjete të pahijshme dhe se është kundërproduktive dhe e kotë të implantojmë ndjenjën anti-ruse brenda çdo kontakti me vendet anëtare të CIS, [Bashkimi i Shteteve të Pavarura]", tha Lavrov. Kjo është ndërsa Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) po ndjek planin e saj të zgjerimit drejt lindjes për të përfshirë shtetet satelitore të mëtejshme sovjetike në krahët perëndimorë të Rusisë, si dhe vendet e tjera në rajon, diçka që shihet se ëshët duke i penguar Moskës.

Presidenti rus Vladimir Putin u zotua për përgjigje ushtarake për 'eliminimin e kërcënimit të NATO-s' nëse Suedia bashkohet me aleancën ushtarake të NATO-s të drejtuar nga SHBA. "NATO po ndërton një situatë të re të sigurisë ushtarake që nuk mund të injorojmë se duhet t'i drejtohemi duke përdorur instrumentet tona ushtarake", tha ambasadori i Rusisë në NATO, Alexander Grushko në Bruksel, njoftoi Associated Press. Pas hapjes së Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s në Moldavi, disa vëzhgues pohuan se ishte rezultat i luftës retorike midis disa vendeve evropiane dhe Moskës dhe tani vendi me dalje në det në Evropën Lindore është duke u kthyer në fushën e betejës NATO-Rusi.

"Qëllimi kryesor i NATO-s është të forcojë më tej kufijtë e saj në kontekstin e konfrontimit me Rusinë, që po zhvillohet kryesisht në Evropën Lindore", tha Andrey Devyatkov, hulumtues i Institutit të Ekonomisë në Akademinë Ruse të Shkencave. Prandaj, nuk është rastësi që NATO njoftoi për një program të posaçëm për të përmirësuar potencialin ushtarak të Moldavisë (si dhe Gjeorgjisë dhe Jordanisë) në shtator të vitit 2014, kur i gjithë Perëndimi u trondit nga ngjarjet në Ukrainë", tha Devyatkov. Nga ana tjetër, Rusia gjithashtu po përpiqet të rrisë praninë e saj ushtarake globale.

"Rusia ka investuar shumë në aftësitë e saj detare, veçanërisht në nëndetëse," tha Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, transmeton Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung. "Aktiviteti nëndetës i Rusisë është tani në nivelin më të lartë që nga Lufta e Ftohtë", tha Stoltenberg, duke treguar për trembëdhjetë nëndetëse shtesë që nga viti 2014. Nëndetëset ruse po veprojnë në të gjithë Atlantikun, si dhe "më afër brigjeve tona", shtoi ai. Kjo e vë nën kërcënim aleancën ushtarake transatlantike duke dëmtuar ndoshta lidhjet ndërmjet aleatëve evropianë dhe amerikanëve të veriut, paralajmëroi ai. Përkundër të gjithë luftës retorike, analistët pohojnë se një konfrontim ushtarak është pothuajse jo i mundur. Brukseli dhe Uashingtoni po punojnë ngushtë në promovimin e reformave të brendshme në vendet e Evropës Lindore.

Tre vjet më parë, Shtetet e Bashkuara i tërhoqën forcat e saj nga Evropa, por tani po mendojnë për vendosjen e trupave në rajon përsëri, duke menduar se do të shmangin një sulm të mundshëm rus. Evropa Lindore paraqet interesa të mëdha si për Bashkimin Evropian ashtu edhe për aleancën ushtarake të NATO-s të udhëhequr nga SHBA. Zgjerimi i NATO-s në lindje kryesisht ka për qëllim të mbrojë interesat ushtarake dhe politike të SHBA dhe të pengojë Rusinë. Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Rusinë si kërcënimin më të madh kundër hegjemonisë dhe udhëheqjes globale. Përmes krijimit të tensioneve dhe krizave midis Moskës dhe fqinjëve dhe aleatëve të saj, Uashingtoni po dobëson fuqinë dhe ndikimin e Rusisë në Evropë dhe në pjesë të tjera të botës.

Ky artikull është shkruar nga Departamenti hulumtues i IRNA