Merkel thekson mbi nevojën për të ruajtur unitetin e BE-së
Kancelarja gjermane thekson mbi nevojën e ruajtjes së unitetit të Bashkimit Evropian.
Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, kancelarja gjermane Angela Merkel në një deklaratë me rastin e Vitit të Ri (2018) ka thënë: "Është shumë e rëndësishme të ruhet uniteti i Bashkimit Evropian në vitet e ardhshme". Angela Merkel theksoi se Gjermania dhe Franca janë gjithashtu të gatshme të punojnë së bashku për të ndërtuar një Evropë të mirë dhe të përshtatshme për të ardhmen. Kancelarja gjermane deklaroi se e ardhmja e Gjermanisë nuk është e ndarë nga e ardhmja e Evropës. 27 vendet evropiane duhet të punojnë me dinamizëm dhe vitalitet më të madh për të ruajtur unitetin dhe konsistencën e brendshme dhe kjo do të jetë një çështje e rëndësishme në vitet e ardhshme. Deklaratat e Angela Merkel bëhen në kohën kur Britania është gati të ndjekë një procedurë të qetë dhe të rregullt për dalje nga BE. Referendumi mbi tërheqjen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, "Brexit", u mbajt në vitin 2016, ndërsa negociatat filluan në vitin 2017.