OKB e shqetësuar nga rritja e tensioneve në botë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i65747-okb_e_shqetësuar_nga_rritja_e_tensioneve_në_botë
Sekretari i përgjithshëm i OKB ka shprehur shqetësime mbi shtimin e tensioneve dhe konflikteve në nivel Botëror.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 01, 2018 08:49 Europe/Tirane
  • OKB e shqetësuar nga rritja e tensioneve në botë

Sekretari i përgjithshëm i OKB ka shprehur shqetësime mbi shtimin e tensioneve dhe konflikteve në nivel Botëror.

Antonio Gutters, në mesazhin e tij me rastin e Vitit të Ri, deklaroi se tensionet në botë janë intensifikuar dhe kërcënimet e reja janë bërë më të qarta. Antonio Gutters duke përmendur kërcënimet që i kanosen botës në vitin 2018 ka kërkuar më shumë unitet të Bashkësisë Ndërkombëtare për të ruajtur paqen dhe solidaritetin. 1 vit më parë kur u zgjodha në këtë post kam dëshiruar që bota të gjejë paqen, por fatkeqësisht ka ndodhur e kundërta, deklaroi sekretari Gutters. Antonio Gutters u ka kërkuar liderëve të botës të krijojnë më shumë besim për përmirësimin e kushteve në botë.