Bashkëpunimi i ri ushtarak mes Turqisë, Francës dhe Italisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i66099-bashkëpunimi_i_ri_ushtarak_mes_turqisë_francës_dhe_italisë
Turqia nënshkroi një kontratë me Francën dhe Italinë në fushën e studimit të procesit të zhvillimit dhe prodhimit të llojit të sistemit me rreze të gjata ajrore dhe të mbrojtjes raketore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 05, 2018 16:31 Europe/Tirane
  • Bashkëpunimi i ri ushtarak mes Turqisë, Francës dhe Italisë

Turqia nënshkroi një kontratë me Francën dhe Italinë në fushën e studimit të procesit të zhvillimit dhe prodhimit të llojit të sistemit me rreze të gjata ajrore dhe të mbrojtjes raketore.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, konsorciumi francezo-italian Eurosam, sot (e premte) përmes lëshimit të një deklarate, ka njoftuar mbi nënshkrimit e një kontrate 18 mujore midis këtij kosnrociumi dhe partnerëve turq, duke përfshirë kompanitë Aselsan dhe Rokestan. Eurosam ka thënë se qëllimi i këtij bashkëpunimi raketor trepalësh është përballja me kërcënimet nga avionët dhe raketat që u ikin radarëve dhe avionët pa pilotë. Deklarata shton se ky aktivitet i përbashkët do të përmirësojë zhvillimin e raketave indigjene dhe sistemin e mbrojtjes ajrore turke dhe do të forcojë eksportin afatgjatë dhe perspektivën afatgjatë për Turqinë, Francën dhe Italinë. Nënshkrimi i studimit dhe marrëveshjes së studimit të fizibilitetit u njoftua në margjinat e takimit të së premtes midis presidentit francez, Emanuel Macron dhe homologut të tij turk, Rexhep Tajip Erdogan. Ministrat e mbrojtjes të Turqisë, Francës dhe Italisë nënshkruan një marrëveshje mbi bashkëpunimin në projektet e mbrojtjes në muajin nëntor.