26 pjesëtarë të dyshuar të ISIS arrestohen në Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i66107-26_pjesëtarë_të_dyshuar_të_isis_arrestohen_në_turqi
Agjencia e lajmeve Hurriyet raportoi se 26 pjesëtarë të dyshuar të ISIS janë arrestuar në qytete të ndryshme të Turqisë nga njësiti i policisë anti-terroriste.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 05, 2018 18:21 Europe/Tirane
  •  26 pjesëtarë të dyshuar të ISIS arrestohen në Turqi

Agjencia e lajmeve Hurriyet raportoi se 26 pjesëtarë të dyshuar të ISIS janë arrestuar në qytete të ndryshme të Turqisë nga njësiti i policisë anti-terroriste.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, duke cituar gazetën turke Hurriyet, njësiti kundër terrorizmit i policisë turke ka arrestuar 26 pjesëtarë të dyshuar të ISIS, nën akuzat për anëtarësim në këtë grup terroriste gjatë një operacioni të përbashkët në Stamboll, Adana, Kilis dhe Izmir. Sipas këtyre mediave, gjatë bastisjes së shtëpive të tyre nga ana e policisë, janë gjetur një numër i madh i pajisjeve digjitale, dokumente që përkisnin organizatës terroriste ISIS, 4600 dollarë, tre pushkë pa leje, disa kamera, pajisje shpërthyese dhe armatime tjera. Sipas autoriteteve dhe mediave turke, elementët e ISIS-it po lëvizin drejt Evropës përmes Turqisë pas rënies së kësaj organizate terroriste në Irak dhe Siri.